Xhungla

Vizita e përfolur e Papa Françeskut në Shqipëri, në jetën time personale erdhi pas një sërë episodesh të këndshme dhe të pakëndshme, por jo të lehta ose neutrale: miq/mikesha që grindeshin për detaje të parëndësishme, njerëz të afërt të acaruar me njëri-tjetrin për shkak të padrejtësive subjektive, ritakime me njerëz të rëndësishëm pas periudhash të gjata pauze. Të gjitha këto aktivitete të grumbulluara krijuan një re të madhe dhe të rëndë presioni që priste të shkarkohej. Në pritje të Papës, duke imagjinuar raportin me fjalë dhe të heshtur midis tij dhe popullit, duhet të pranoj se pavarësisht mungesës të theksuar të edukimit dhe prirjeve fetare, në moment isha shumë pranë lotëve, si një fëmijë që do të qajë për të çliruar tensionin e një barre të papërcaktuar. Unë, dhe besoj, shumë të tjerë prisnim të ndjenim diçka, ndoshta një ndjenjë iracionale uniteti me njëri-tjetrin, një pranim të një fuqie më të madhe se ne të shprehur nëpërmjet kësaj figure të përzgjedhur, një emocion të fuqishëm dhe të papërshkrueshëm me fjalë. Shkova t’a shihja megjithëse kontakti i parë me turma të mëdha njerëzish më shkakton rrahje të shpejta zemre dhe ngjall imazhin e turmave me kuaj të egër që vrapojnë drejt meje. Mbi të gjitha, doja të shihja nëse personi i përcaktuar si udhëheqësi shpirtëror i një besimi të përcaktuar zotëronte një sasi të jashtëzakonshme karizme, një njohuri intuitive e mbinjerëzore mbi emocionet e turmës që e rrethon dhe fuqi për t’i drejtuar këto emocione sipas qëllimeve të tij, për mirë a për keq.

Përjetimi real nuk ishte dhe kaq i fuqishëm; në fakt, për mua ishte një ceremoni si gjithë të tjerat, me fjalime zyrtare të parapërgatitura dhe pa shumë surpriza. Mund t’a krahasoj me një qokë jo të pakëndshme, pa ndonjë problem, por edhe pa ndjenja të forta. Pritshmëritë e mia tregojnë qartë se sa shumë e kuptoj realitetin, ceremonitë dhe fenë; jo dhe aq shumë. Nuk mund të them se ishte një ditë tërësisht e zakonshme por më fuqishëm përjetova pritjen e eksperiencës sesa ngjarjen konkrete.

Megjithëse turma nuk ishte aspak barbare, dallova disa raste acarimi në njerëz të caktuar si rrjedhojë e afërsisë të tepërt me njëri-tjetrin dhe garës të padeklaruar por të perceptueshme për të qenë sa më afër – më afër se tjetri – personazhit kryesor. E përfshij veten në mënyrë të pamëshirshme në këtë grup sepse u acarova dukshëm me disa gra të huaja të cilat bërtisnin sipër zërit të Papës. Për një çast, fuqia e acarimit tim i shndërroi njerëzit përqark në figura të ndryshme kafshësh dhe duke pare turmën me kujdes, perceptova që një fije e ndante kontrollin ekzistues nga humbja katastrofike e tij dhe ne nga të qenit një tufë kuajsh të egër ose edhe ndonjë lloj tjetër kafshe, më pak e bukur dhe fisnike. Ndërsa Papa predikonte për mëshirën që duhet të tregojmë ndaj njeri-tjetrit, një koncept paksa artificial dhe i panatyrshëm, kuptova se ana tjetër e vijës ndarëse të padukshme, xhungla, është stimuli që krijon dhe i jep pushtet këtij njeriu dhe institucioneve fetare. Ne krijojmë dhe gjysmë-besojmë në fjalë të mjegullta si paqe dhe mëshirë megjithëse ato shpesh shkojnë kundër instikteve tona dhe mbeten të pambështetura nga historia jonë e përbashkët sepse, ndryshe, mund t’a shqyenim njeri-tjetrin pa mëshirë dhe brerje ndërgjegje.

Një Bisedë Pa Peshë Në Mini Market

Duke dalë gjysëm të sëmura dhe të lodhura nga një prej mini marketeve të lagjes, unë dhe J. po përpiqeshim të ndanim barazisht dhe drejtësisht qeset e stërmbushura me gjëra kot dhe plot. Ndërkohë që përpiqeshim, pa fjalë, të ndihmonim njëra tjetrën pa dëmtuar veten njëkohësisht, vumë re që dilema e vërtetë qëndronte jo aq shumë në shpërndarjen e peshës, sesa në ndarjen e vlerave; njëra duhet të merrte një qese gjigande me letra higjenike, ndërkohë që tjetra thjesht duhet të duronte peshën. Read more

An Insubstantial Conversation at the Market

While going out of the neighborhood mini market, slightly sick and really tired, J. and I were trying to fairly and equally divide our shopping bags full of both necessary and superfluous items. As each silently attempted to simultaneously help the other one without, in the process, hurting herself, we both quickly realized that the real dilemma lied not so much in the distribution of the weight as much as the prioritizing of values; one had to carry a gigantic bag full of toilet paper and the other simply had to bear the heavier weight of more dignified items. Read more

Marrëdhënie Bajate

Mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të përpiqemi të përfitojmë nga çdo situatë, qoftë kjo e zgjedhur apo e imponuar. Shpeshherë, nuk mundem t’ia arrij këtë qëllimi sepse reagimi instinktiv ndaj aktiviteteve të imponuara është refuzimi. Një mikeshë e mençur më përsërit shpesh se duhet kaluar kjo përgjigje fëmijnore duke u përpjekur për të nxjerrë diçka pozitive apo të vlefshme edhe nga detyrat, të cilat thjesht nga emërtimi i tyre Read more

Stale Relationships

As a recurring piece of advice from an old, reliable friend and from continuous observation of my world from both within and outside, I think it wise to take something from anything that comes your way, whether you are forced into it or have chosen it voluntarily. Perhaps “forced into it” is too brutal a phrase; “no one can force me into anything,” and other such answers are the usual and expected replies of the immature. But, outside Read more

“Magjia” e Oz-it

“Magjistari i Oz-it” është thika zvicerane e historive për “fëmijë”: mund të përdorësh shumë elementë të ndryshëm për të adresuar tema po aq të ndryshme, duke filluar nga vetënjohja, krijimi i mitit të vetes, marrë-dhënia me të tjerët e deri tek propaganda politike. Si një Read more

The “Magic” of Oz

The Wonderful Wizard of Oz is the Swiss army knife of children’s stories; its versatility, from its characters to the storyline, allows the use of the story for addressing various topics as needed, from self-knowledge to the creation of the myth of the self, the continuous give-and-take with Read more

Heda vs. Hauard

Sa herë që shikoj vajzën e ulur në të njëjtin vend duke luajtur me telefonin, ndërkohë që i dashuri i saj punon, pyes veten se si dhe ku e gjen forcen për të bërë të njëjtën gjë përditë; “aktiviteti”i saj në këtë rast është thjesht kalimi i kohës duke bërë shumë pak për të pasuruar veten ose Read more

Hedda vs. Howard

Looking at the girl who sits everyday at the same spot, constantly on her phone while her boyfriend works, I often wonder how she finds the strength to do the same thing every day, namely simply passing the time doing little that benefits her or anybody else, monetarily or otherwise. Read more