Burra e Bisha: Mesi i Artë Eluziv

Dy fragmente, ndoshta jo të lidhur me njëri-tjetrin:

Episodi I

Një shok të cilin e takoj rrallë, por që gjithmonë gjen një mënyrë për të ushqyer egon time vazhdimisht të uritur, i frymëzuar nga një periudhë e gjatë shkëputjeje, po krahasonte ngjyrën e syve të mi me ngjyrën e gjelbërt të detit, duke përmendur gjatë gjithë kohës lloje xhehaviresh si smerald, kobalt, qelibar. Read more

Ndërtimi dhe shkatërrimi i Penelopës

Sa mendon se shpëton nga zhurmat e ndërtuesve amatorë të lagjes, ata shëmbin diçka dhe fillojnë përsëri. Duke i parë me një kombinim bezdisjeje dhe keqardhjeje, tek shëmbnin, gradualisht, pjesë të një pallati të pakuptimtë që në fillim, por me pamjen e të cilit tashmë isha mësuar, po përpiqesha të kuptoja si nuk lodhen asnjëherë nga zhurma shurdhuese e matrapikut. Read more