by Kleitia Vaso

Në ditët më të mira në fillim të një marrëdhënieje, njeriu ëndërron me sy hapur për versionin më të plotësuar të vetes, përmbushjen e çdo potenciali real ose imagjinar përmes prezencës të tjetrit, aktivizimit të aspekteve më pozitive nga (njëri) tjetri. Fjalën “pozitive” e përdor për t’u dukur modeste dhe e përmbajtur…ëndrra, në fakt, është aktivizimi i çdo fuqije të ndjerë nga vetja si magjike në këto momente dhe të perceptuara po ashtu edhe nga tjetri nën efektin e të njëjtës magji. Pastaj, në ditë të këqija …mërzi dhe pafuqi si rrjedhojë e dështimit të përmbushjes së lartpërmendur, dështim që në fakt është më i trishtë se çdo pakënaqësi ose zhgënjim i shkaktuar prej tjetrit. Paaftësia për këtë plotësim ose transformim është aspekti më i vështirë për t’u parë e përjetuar tek vetja dhe të tjerët. Sidomos, kur duket qartësisht, si në një histori tënden, si edhe në një tjetër të jashtme se, nëse secili do të kishte pak më shumë guxim, një transformim mund të ndodhte për të dyja palët; një lloj plotësimi maksimal i vetvetes, i arritur nëpërmjet një katalizatori. E kundërta mund të përshkruhet si një nënshtrim ndaj gjërave ashtu siç janë, pa kërkuar të preket dielli si ndonjë Ikarus, sa guximtar, po aq edhe infantil e budalla.

Duke menduar e komentuar këto lloj potencialesh të plotësuara apo të lëna mënjanë, pata shkëmbimin e mëposhtëm me një nga muz(ë)at e mia:
“Sa keq që shkoi ashtu..Një dashuri luanësh që u është dhënë gabimisht lepujve. Secili lepur pret që tjetri të jetë një luan i maskuar si lepur momentalisht…” por, fatkeqësisht, nuk ishte kështu.

by Kleitia Vaso
  • willing reader

    Falemnderit për shënimet; duket se asgjë veç gjërave intime nuk ia vlen të bëhet publike.

    • kleitia

      Faleminderit qe i lexon dhe faleminderit per komentin qe me te di se ka njerez qe i lexojne. Perpiqem te shkruaj me aq vertetesi sa mundem edhe per gjera personale duke konsideruar ambientin; megjithate shpresoj qe me praktike te mund te jem edhe me pak e e ndikuar.